Nga Finlanda, ku ishte për një vizitë zyrtare, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i përcolli Rexhep Tajip Erdoganit mesazhin se shqetësimet e Turqisë, nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.
Çështja mbi të cilat Ankaraja bazon kundërshtimin e saj ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në aleancë, u përshkruan prej tij si legjitime.
“Kur një aleat jetik, kyç siç është Turqia ngre shqetësime të tilla, atëherë duhet të ulemi e t`i marrim seriozisht, sepse ato janë legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportin e armëve”, tha Jens Stoltenberg.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’iu bashkuar aleancës perëndimore të mbrojtjes, muajin e kaluar, si përgjigje ndaj sulmit rus në Ukrainë.
Por dy vendet nordike janë përballur me kundërshtinë e Turqisë, e cila i ka akuzuar për mbështetjen dhe strehimin e militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që ajo i konsideron terroriste.
Stoltenberg kujtoi rëndësinë e Turqisë për shkak të vendndodhjes së saj strategjike në Detin e Zi, mes Europës dhe Lindjes së Mesme dhe përmendi mbështetjen që Ankaraja i ka dhënë Ukrainës që prej momentit kur Rusia dërgoi trupa atje, më 24 shkurt.
“Duhet të kujtojmë dhe të kuptojmë se asnjë aleat i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste sesa Turqia”, tha ai, ndërsa shtoi se bisedimet do të vazhdojnë, ndonëse nuk ka ende asnjë tregues për përparim në negociata./TCh/
Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...