NATO paralajmëron për kërcënimin ushtarak të paraqitur nga Kina

08:44 | 15 Qershor 2021

Krerët e NATO-s të cilët po takohen për një samit në Bruksel kanë paralajmëruar për kërcënimin ushtarak të paraqitur nga Kina, duke thënë se sjellja e saj është një “sfidë e vazhdueshme”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sipas tyre, Kina po zgjeronte me shpejtësi arsenalin bërthamor, ishte “e paqartë” në lidhje me modernizimin e saj ushtarak dhe po bashkëpunonte ushtarakisht me Rusinë.

Shefi NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se Kina ishte “duke iu afruar” NATO-s në aspektin ushtarak dhe teknologjik.

Por ai theksoi se aleanca nuk dëshironte një Luftë të re të Ftohtë me Kinën.

NATO është një aleancë e fuqishme politike dhe ushtarake midis 30 vendeve evropiane dhe të Amerikës së Veriut. Ajo u krijua pas Luftës së Dytë Botërore në përgjigje të kërcënimit të zgjerimit komunist.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara