Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas sot nënvizoi rolin thelbësor të NATO-s për sigurinë e Evropës dhe hodhi poshtë propozimet franceze drejt zhvillimit të një aleance alternative ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).
“Është korrekte të thuhet se NATO është e gjallë”, tha Maas në Forumin e Politikës së Jashtme të Berlinit, duke shtuar se aleanca ushtarake është ende e fortë “nga koka deri te këmbët”.
Vërejtjet e tij erdhën pasi presidenti francez Emmanuel Macron ngriti dyshime për qëndrueshmërinë e ardhshme të NATO-s, duke argumentuar në fillim të këtij muaji se aleanca po kalon në “vdekje të trurit”.
Maas pranoi problemet brenda aleancës prej 29 anëtarësh, por argumentoi se këto probleme duhet të trajtohen përmes një procesi rishikimi, jo nga “debate toksike”.
Ai kujtoi propozimin e fundit të Gjermanisë për të ngritur komision të ekspertëve të nivelit të lartë për ta bërë NATO-n më të aftë në adresimin e sfidave të reja dhe parandalimin e ndarjeve brenda aleancës.
“Ne duhet të zhvillojmë koncepte dhe politika të reja për NATO-n”, tha ai dhe bëri thirrje për hapa të mëtejshëm për të forcuar unitetin politik dhe koordinimin midis aleatëve.
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...