NATO parashikon një rritje vjetore prej 4 për qind në shpenzimet e mbrojtjes në vitin 2017, njofton sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg.
“Pas viteve të refuzimit, më 2015 ne pamë një rritje reale të shpenzimeve në mbrojtje tek aleatët evropianë dhe Kanada. Më 2016, kjo gjë vazhdoi, ndërsa tani më 2017 parashikojmë një rritje vjetore edhe më të madhe 4.3%”, ka thënë shefi i NATO-së në Bruksel, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo do të thotë, gjatë tre viteve të fundit, aleatët evropianë dhe Kanadaja shpenzuan pothuajse 46 miliardë dollarë më shumë për mbrojtjen, prandaj ne kemi zhvendosur me të vërtetë ingranazhet. Trendi është i lartë dhe ne synojmë ta mbajmë atë”, tha Stoltenberg duke shtuar që 25 aleatë kanë planifikuar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në terma realë këtë vit.
Duke u kthyer në punën e NATO-s për të luftuar terrorizmin, Stoltenberg kujtoi se aleatët e NATO-s u bashkuan muajin e kaluar me koalicionin global për të mundur Daesh-in./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë