Një mbrëmje festive u kthye në një skenë tragjedie të premten, kur tregu i Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, u bë objekt i një sulmi shkatërrues me automjet.
Një BMW e zezë shpërtheu barrierat mbrojtëse dhe përshkoi një distancë prej 400 metrash përmes tregut. Sulmi tragjik shkaktoi dy viktima, përfshirë një fëmijë, dhe plagosi rreth 70 persona, nga të cilët 15 ndodhen në gjendje kritike.
Shoferi – një mjek saudit, i cili ka jetuar prej vitesh në Gjermani, u arrestua menjëherë dhe ndodhet nën hetim, tha kryeministri i landit, Reiner Haseloff. Ai e cilësoi sulmin një “katastrofë” për qytetin dhe vendin.
Autori i sulmit është identifikuar si Taleb A., një shtetas 50-vjeçar nga Arabia Saudite, mjek specialist në psikiatri dhe psikoterapi, raportoi The Guardian.
Taleb jeton në Gjermani që nga viti 2006 dhe është banor i landit Saksonia-Anhalt, ku ndodhet qyteti i Magdeburgut, konfirmoi kryeministri Haseloff. Hetimet mbi motivet e sulmit vazhdojnë, ndërsa autoritetet e konsiderojnë ngjarjen një moment tragjik që ka tronditur të gjithë vendin./rtk
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...