Irani thotë se do të targetojë për sulm çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore për një sulm izraelit kundër Iranit.
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Mohammad Reza Ashtiani lëshoi një paralajmërim të ashpër për çdo vend që lejon Izraelin të përdorë hapësirën ajrore ose territorin e tij për të sulmuar Iranin.
Sipas CNN, ai ka thënë se shtetet që e bëjnë një gjë të tillë do të përballen me një “përgjigje vendimtare” nga Irani.
“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, raportoi lajmi shtetëror IRNA, duke cituar Ashtianin.
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision