Një koleksion prej 3404 vezësh është sekuestruar në Australi pas një operacioni për tregti të paligjshme. Hetuesit zbuluan ngarkesën, që besohet të jetë me vlerë 400 000 deri në 500 000 dollarë, në një pronë në Granton, Tasmania.
Një 62-vjeçar ishte duke u hetuar, por nuk ishte arrestuar, sipas zyrtarëve. Krimi mjedisor dhe ai ndaj kafshëve të egra është bërë një nga sektorët më të mëdhenj dhe më fitimprurës që po rrezikon shumë specie në prag të zhdukjes. Pritet që i dyshuari australian të paraqitet në gjykatë për vepra në kundërshtim me Aktin e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Biodiversitetit.
Analiza e vezëve është duke u kryer për të konfirmuar se cilës specie i përkasin. Posedimi i ekzemplarëve të listuar si specie në rrezik zhdukjeje, duke përfshirë edhe vezët, mund të dënohet me pesë vjet burgim, një gjobë prej 330 000 dollarë ose të dyja. “Trafikimi i paligjshëm dhe krimi ndaj kafshëve të egra po bëhet me shpejtësi një kërcënim për shumë nga speciet tona që tashmë janë në rrezik të zhdukjes”, tha Tanya Plibersek, Ministrja për Mjedisin dhe Ujërat në Australi./A2CNN
Ministria cakton çmimet maksimale të derivateve, nafta 1.61€...
“Siguri, Energji, Zhvillim” – slogani i AAK-së për zgjedhjet...
Kylian Mbappe barazon rekordin historik të Cristiano Ronaldo...
Kapen dy shtetas të Shqipërisë, transportonin viça ilegalish...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë – rasti po het...
50 aksidente trafiku dhe 1,981 gjoba gjatë 24 orëve të fundi...