Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, njoftoi se mes Turqisë dhe BE-së vazhdojnë bisedimet lidhur me marrëveshjen e 18 marsit të vitit 2016 për emigrantët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp në rrjetin social, Stano iu përgjigj një pyetjeje lidhur me zhvillimet e fundit për marrëveshjen.
Ai theksoi se përfaqësuesi i Lartë i Marrëdhënieve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë të Bashkimit Evropian (BE) dhe nënkryetari i Komisionit të BE-së, Josep Borrell, ka dhënë informacion lidhur me çështjen në takimin e liderëve të zhvilluar mbrëmë nëpërmjet video konferencës. “Bisedimet dhe vlerësimet BE-Turqi lidhur me marrëveshjen për emigrantët vazhdojnë”, informoi Stano.
Ndër të tjera Stano shtoi se Borrell gjithashtu vazhdon rregullisht kontaktin me ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu dhe se po kryhen punime në nivel ekspertësh.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, më 10 mars të këtij viti, në kuadrin e një ftese nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel zhvilloi një vizitë në Bruksel ku dhe bisedoi mbi situatën e refugjatëve me Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.
Pala e BE-së, pas takimit njoftoi se do të fillonin bisedimet e nivelit të lartë lidhur me se si të eliminohen mangësitë për marrëveshjen e 18 marsit mes Turqisë dhe BE-së.
Kërcet dajaku te Reali, Valverde përfundon në spital
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...
Stuhi të forta dëmtojnë rreth 500 shtëpi në Misisipi, 17 të ...
Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia në Shqipëri...
Ferrari del jashtë kontrollit, katër të lënduar në një aksid...
OBSH: Numri i rasteve të konfirmuara të hantavirusit rritet ...