Teksa tensionet në Mesdheun Lindor nuk janë ulur ende, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan komunikoi veçantë në telefon me homologun e tij Kosovar Hashim Thaci e atë serbe, Aleksandar Vuçiç dhe të cilët ka diskutuar zhvillimet rajonale dhe hapat për të forcuar marrëdhëniet me të dy vendet.
Mediat turke shkruajnë se gjatë bisedave telefonike me kreun e shtetit turk, Thaci dhe Vuçiç ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin me Turqinë dhe për konsultime mbi çështje dypalëshe e rajonale.
Telefonata e Erdoganit vjen disa ditë pas firmosjes së marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Washington, dhe në një kohë të trazuar për të, për shkak të përplasjes me Greqinë mbi kërkimet eksploruese për hidrokarbure në Mesdhe.
Një ditë më parë, vendet jugore të BE-së, të rreshtuara në krah të Athinës, e kërcënuan Ankaranë me sanksione, ndërsa kjo e fundit nuk tërhiqet nga linja e saj e përgatitet të nisë pranë brigjeve të Qipros veriore një stërvitje ushtarake ku do të përdoren municione të vërteta.
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...