Angela Merkel është e vendosur që të kryejë negociata të reja në përpjekjen e saj të fundit për të formuar qeverinë.
Vendi me ekonominë më të madhe në Europë vazhdon të mbetet pa qeveri, që pas zgjedhjeve të shtatorit, shkruan Sky, transmeton portali arbresh.info
Bisedimet me Partinë e Gjelbërt dhe Demokratët e Lirë Demokratë nuk arritën të dakordohen edhe pas katër javë negociatash, duke ngritur dyshime për të ardhmen e Merkelit.
Martin Schulz, kreu i Social Demokratëve (SPD), ka theksuar se do të diskutojë një koalicion të mundshëm me Unionin Kristian Demokratik të Merkelit (CDU) gjatë javës së ardhshme, megjithatë ai pritet të parrë pëlqein e bashkë partiakëve të tij.
“Do të shqyrtojmë nëse dhe në çfarë mënyre është e mundur formimi i një qeverie në Gjermani”, tha ai para gazetarëve.
Konservatorët e Merkelit humbën një numër të madh të votave, për shkak të vendimit të saj për të hapur dyert gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015./arbresh.info/
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...