Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se ajo e kupton mbështetjen e sloganit ‘Amerika e Para’ që e morri përsipër Presidenti Donald Trump, por ajo shton se ‘kjo do të dëmtojë më së shumti amerikanët’.
Duke folur në një forum të organizuar nga gazeta Handelsblatt e Gjermanisë, Merkel tha se shumë njerëz në SHBA e shohin globalizmin si një situatë në të cilën një vend fiton në kurriz të të tjerëve, transmeton portali arbresh.info
“Një Amerikë që nuk shqetësohet për asgjë që ndodh në botë, nuk mund të jetë një Amerikë e madhe”, tha Merkel.
Ajo shtoi se ndonëse ka pikëpamje të ndryshme me Donald Trump, ai luftoi gjatë fushatës për t’u bërë kandidat republikan dhe më pas i fitojë zgjedhjet.
“Për këtë ai e meriton respektin e duhur”, shtoi Merkel.
Pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja e klimës në Paris, Angela Merkel ka qenë një kritikuese e zëshme e Presidentit amerikan, Donald Trump./arbresh.info/
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...