Kancelarja Gjermane Angela Merkel në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Junker, paralajmëroi Rusinë se nëse do të ketë thyerje serioze të armëpushimit në lindje të Ukrainës, Evropa do të vendoste sanksione të tjera ndaj Moskës për mbështetjen ndaj separatistëve.
“Deri më tani kemi arritur një armëpushim të dobët që ka nevojë të stabilizohet. Por nëse marrëveshja e arritur në Minsk cenohet seriozisht, liderët evropianë dhe komisioni evropian do të jetë gati për t’u përgatitur në vendosjen e sanksioneve të tjera”, theksoi Merkel.
Kancelarja nënvizoi gjithashtu se edhe në video-konferencën e realizuar me presidentin amerikan, Barack Obama u vendos që sanksionet aktuale do të qëndrojnë derisa banorët e Ukrainës të kenë qasje në kontrollin e pikës kufitare me Rusinë.
BBC: Messi nuk do të rikthehet në Barcelonë
Bugajski për tensionet në veri: Kemi pritur qasje më të menç...
Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do t...
Tottenham refuzon ta shes Kane te United
Humb jetën turisti gjerman në Shqipëri
Vuçiq: Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Ko...