Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje industrisë gjermane të makinave që të punojnë më shumë për hir të punëtorëve dhe ekonomisë të vendit.
“Ka humbur besimi, prandaj kjo është arsyeja kryesore pse industria duhet të bëjë gjithçka për të fituar besimin, në interesin e vet dhe atë të punonjësve, gjithashtu edhe për ekonominë e vendit”, ka thënë Merkel gjatë hapjes së ekspozitës së makinave në Frankfurt, transmeton portali arbresh.info
Merkel vuri në dukje se skandali i Volkswagenit, ka shtuar sfida edhe më të mëdha, të tilla sikurse pretendimet e Kinës për ndalimin e makinave me naftë.
Ajo ka parashikuar se makinat me naftë do të vazhdojnë të jenë të nevojshme për disa dekada, ndërsa ka shtuar se në botë është duke u rritur kërkesa për modele të reja elektrike./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës