Angela Merkel ka thënë se ajo nuk sheh asnjë pengesë në rrugën e fillimit të bisedimeve të Brexit siç është planifikuar pasi Theresa May nuk arriti të fitojë një shumicë në zgjedhjet e së enjtes në Mbretërinë e Bashkuar.
Kancelarja gjermane tha se besonte se Britania do të përmbushte afatet kohore, duke shtuar se Bashkimi Evropian ishte “gati”.
Merkel shtoi se shpresonte që Britania të mbetet një partner i mirë pas bisedimeve, që do të fillojë më 19 qershor.
Ky është komenti i saj i parë pasi që Partia konservatore e May humbi 13 vende dhe të drejtën për të qeverisur e vetme në parlament, pasi nuk arriti që të merrte 326 deputetë.
Zonja May thotë se ajo do të formojë një qeveri me Partinë e Bashkimit Demokratik nga Irlanda e Veriut, e cila fitoi 10 vende.
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...