Numri i viktimave nga zjarri, që përfshiu një spital për trajtimin e pacientëve me koronavirus në Irak, u rrit në 92.
Më herët u raportua për së paku 60 persona të vdekur.
Zyrtarët shëndetësorë thanë se rreth 100 vetë janë të plagosur.
Zjarri në spitalin e qytetit Nasiria dyshohet se u shkaktua nga shpërthimi i një rezervuari me oksigjen.
Nasiria ndodhet rreth 375 kilometra në jug të kryeqytetit Bagdad.
Zyrtarët shëndetësorë thanë se zjarri u vu nën kontroll dhe se operacionet e kërkimit janë duke vazhduar.
Kryeministri Mustafa al-Kadhimi urdhëroi arrestimin e menaxherëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes civile, përfshirë menaxherin e repartit të izolimit të pacientëve me koronavirus, tha zyra e tij.
Në muajin prill, një zjarr i shkaktuar nga shpërthimi i një rezervuari me oksigjen në një spital në Bagdad vrau së paku 82 njerëz dhe plagosi 110 të tjerë.
Koronavirusi në Irak ka infektuar mbi 1.4 milion njerëz.
Prej tyre, mbi 17,500 pacientë kanë humbur jetën./REL/
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...