Ministri turk i shëndetësisë njoftoi se mbi 9.800 viktima të tërmetit janë ende nën trajtim në spital pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë jugore muajin e kaluar, raporton Anadolu.
“Në spitalet tona ende është duke vazhduar trajtimi i 9.881 pacientëve tanë viktima të tërmetit”, shkroi Fahrettin Koca në Twitter, duke shtuar se 1.834 prej pacientëve janë në reparte të kujdesit intensiv.
Koca tha më tej se provincat Ankara, Istanbul, Adana, Gaziantep dhe Antalya kanë pranuar numrin më të madh të pacientëve të prekur nga tërmeti në vend, duke shtuar: “I uroj secilit prej pacientëve tanë shërim. Ne po bëjmë çmos për shërimin e tyre”.
Rreth 50 mijë njerëz humbën jetën në Türkiye nga tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 që goditën vendin më 6 shkurt, sipas zyrtarëve.
Mbi 13,5 milionë njerëz janë prekur në Türkiye nga tërmetet katastrofike që goditën provincat Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazıg./AA/
Ministri austriak: Rusia mbetet e rëndësishme për Evropën
Parlamenti suedez voton anëtarësimin në NATO mes kundërshtim...
Prokuroria jep detaje për kontrabandën me ar në Aeroportin e...
Ozil pensionohet nga futbolli
Nesër nis Ramazani, këto janë këshillat e nurtricistes Ajshe...
La Vetëvendosjen, Humolli i kthehet partisë së Ramush Haradi...