Mbi 201 milionë raste të infektuara me COVID-19 vlerësohet se janë regjistruar në botë deri tani.
Kështu së paku thuhet në faqen botërore të statistikave, worldometers.info.
Deri tani vlerësohet se 4 milion e 273 mijë e 794 viktima janë regjistruar si pasojë e koronavirusit.
181 milionë e 136 mijë e 422 persona janë shëruar nga ky virus.
Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 36 milionë e 176 mijë e 471 raste.
Pastaj India me 31 milionë e 812 mijë e 114 raste.
I treti në botë llogaritet Brazili me 20 milionë e 26 mijë e 533 raste.
Kujtojmë që shumë shtete tashmë kanë vaksinuar një numër të madh të popullsisë, megjithëse edhe më tej po regjistrojnë numër të lartë të rasteve të infektuara.
Ekspertët kanë paralajmëruar një valë të katërt të pandemisë në vjeshtë.
Tashmë në shumë shtete, përfshirë edhe në Kosovë është rritur numri i rasteve të infektuara me koronavirus.
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...
“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në ko...
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...