Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi në Gjermani

11:24 | 25 Nëntor 2021

Gjermania ka regjistruar mbi 100,000 viktima me koronavirus, që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga autoritetet gjermane, në periudhë 24-orëshe janë regjistruar 351 vdekje shtesë, duke e çuar totalin në 100,119, shkruan cnn transmeton arbresh.info

Në Evropë, Gjermania është shteti i pestë që ka kaluar këtë shifër pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës.

Instituti Robert Koch, ka thënë se Gjermania ka regjistruar shifër rekorde të infektimit brenda një dite, përkatësisht 75,961.

Prej fillimit të pandemisë, Gjermania ka regjistruar më shumë se 5.57 milionë raste. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara