Mbahen bisedimet e para midis Turqisë dhe Armenisë

13:38 | 14 Janar 2022

Përfaqësuesi i posaçëm i Turqisë për Armeninë, ambasadori Serdar Kılıç dhe përfaqësuesi i posaçëm i Armenisë, Ruben Rubinyan, janë takuar në kryeqytetin rus Moskë për të diskutuar normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet diplomatike, mësohet se takimi zgjati një orë e gjysmë.

Ndërkohë nuk janë ndarë informacione lidhur me përmbajtjen e bisedimeve të zhvilluara mes palëve turke dhe armene.

Procesi i emërimit të përfaqësuesve

Më 13 dhjetor të vitit 2021, ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë dha sinjalet për fillimin e një periudhe të re në marrëdhëniet Turqi-Armeni.

Më 15 dhjetor, ambasadori Kılıç u emërua si përfaqësuesi i posaçëm i Turqisë për Armeninë.

Ndërkohë edhe Armenia emëroi nënkryetarin e parlamentit, Rubinyan. si përfaqësuesin e saj të posaçëm në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve me Turqinë.

Lajmet më të lexuara