59 mijë persona kanë shpëtuar jetën falë masave të ndërmarra nga qeveritë për mbylljen dhe izolimin në Europë. Është ky përfundimi në të cilin ka dalë një studim i kolegjit “Imperial” në Londër pak ditë më parë, lidhur me masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Duke përdorur përvojat e vendeve ku epidemia është përhapur më shumë si Italia dhe Spanja, studimi krahasoi nivelet aktuale të vdekshmërisë me një vlerësim të asaj që do të kishte ndodhur pa masa të tilla shtrënguese.
Ekipi i kërkuesve vlerësoi se masat e forta të ndërmarra nga disa vende europiane, si mbyllja e shkollave, lokaleve dhe ambjenteve të tjera, bëri që impakti i përhapjes së Covid-19 të ulej ndjeshëm, duke ulur kështu edhe numrin e viktimave.
Studiuesit mendojnë se falë masave të marra në Itali janë shpëtuar deri tani rreth 38 mijë jetë, në Spanjë janë shpëtuar rreth 16 mijë jetë dhe në Francë 2500.
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...