Luftimet po ndizen rreth tre qyteteve të mëdha në Afganistanin jugor dhe perëndimor derisa militantët talibanë kërkojnë t’i marrin ato nga forcat qeveritare.
Luftëtarët talibanë kanë hyrë në pjesë të qyteteve Herat, Lashkar Gah dhe Kandahar, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Ata kanë bërë avancime të shpejta në zonat rurale, që kur u njoftua se pothuajse të gjitha trupat e huaja do të largoheshin deri në muajin shtator.
Por fati i këtyre qyteteve kyçe mund të jetë vendimtar mes frikës së një krize humanitare dhe sa kohë forcat qeveritare do të jenë në gjendje të rezistojnë.
Policia fundamentaliste islamike tashmë mendohet se ka pushtuar deri në gjysmën e të gjithë territorit të Afganistanit, përfshirë kalimet fitimprurëse të kufirit me Iranin dhe Pakistanin. / arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”