SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund bllokadës iraniane në Ngushticën e Hormuzit, një zhvillim që mund të ulë tensionet në Lindjen e Mesme dhe të rikthejë lëvizjen normale të tregtisë globale të naftës.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, marrëveshja në parim parashikon rihapjen e ngushticës strategjike nga Irani, ndërsa Teherani do të angazhohet të heqë dorë nga rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta.
Megjithatë, marrëveshja nuk është firmosur ende dhe mbetet në pritje të miratimit final nga Donald Trump dhe udhëheqësi suprem iranian.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndaj çdo tension në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Deri tani nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga autoritetet iraniane për marrëveshjen, ndërsa zyrtarë të ndryshëm në Teheran kanë dhënë mesazhe të ndryshme mbi detajet e mundshme të saj./tch
Fatmir Gashi i “palëkundur” nga posti i kryetari...
Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin ...
Hamza mobilizon asamblistët e PDK-së: Stop përçarjes dhe sta...
Pas fitores me Evertonin, Tottenham i shpëton rënies nga Pre...
Lufta drejt fundit, Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuz...
Nuk pritet të nënshkruhet asnjë marrëveshje midis Iranit dhe...