Mjaftuan disa vargje të biblës të lexuara me zë të lartë që pasagjerët e një treni në Londër të hapnin dyert me forcë dhe të hidheshin mbi shina në panik të plotë.
Ngjarja ndodhi në stacionin Wimbledon në juglindje të kryeqytetit britanik, pasi një prej pasagjerëve hapi biblën dhe nisi ta lexojë, mesa duket jo vetëm për vete, por edhe për të tjerë.
Sipas dëshmitarëve okularë, në fillim pasagjerët e pranishëm u habitën, por kur lexuesi tha frazën vdekja nuk është fundi, paniku shpërtheu. Të trembur, pasagjerët ndaluan trenin, hapën dyert dhe ia mbathën nga dhe si të mundeshin.
Policia britanike tha se incidenti bëri që të duheshin 12 orë për rikthimin e trafikut hekurudhor në gjendje normale. Ata prej pasagjerëve që nuk u trembën dhe qëndruan në vagon thanë se nuk kishte asnjë rrezik.
Dikush prej tyre i kërkoi lexuesit të zellshëm që të ndalonte recitimin e biblës dhe ai pushoi menjëherë, madje kërkoi edhe ndjesë. Policia britanike bëri me dije se askush nuk është arrestuar, pasi nuk ka ligj kundër leximit me zë të lartë të biblës në publik, pavarësisht nëse dikush trembet nga kjo.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...