Lindi binjakë në kohë karantine, i emëron Corona dhe Covid

14:17 | 4 Prill 2020

Një çift në shtetin indian të Chhattisgarh i kanë emëruar fëmijët e porsalindur Corona dhe Covid.

Binjakët – një djalë dhe një vajzë lindën në kohën e bllokadës totale të vendit, transmeton portali arbresh.info.

“Lindja ndodhi pas disa vështirësive e prandaj bashkëshorti dhe unë donim ta bënim këtë ditë të paharruar”, tha Preeti Verma nëna e binjakëve për Press Trust of India.

Çifti tha që emrat do t’i kujtonin ata për vështirësitë me të cilat u përballën gjatë bllokimit dhe përpara lindjes së suksesshme në një spital qeveritar javën e kaluar.

Kufizimi i lëvizjes në Indi ka rezultuar në pezullimin e trenave dhe shërbimeve ajrore dhe në mënyrë efektive ka mbajtur 1.3 miliardë indianë në shtëpi për të gjitha udhëtimet thelbësore në vende si tregje ose farmaci. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara