Avokati i Presidentit, Donald Trump, ka marrë kërkesë për informacion nga dy panele të kongresit që hetojnë dyshimet mbi lidhjet e administratës Trump dhe politikën ruse.
Michael Cohen ka konfirmuar për mediat amerikane se atij i është kërkuar që të ‘sigurojë informacion dhe dëshmi’ për çdo kontakt që ai kishte me Kremlinin’, transmeton portali arbresh.info
Cohen tha se i ka hedhur poshtë kërkesat me arsyen se ‘ishin shumë të ekzagjeruara’ dhe nuk ‘ishte i aftë për t’iu përgjigjur’.
Gjatë javës së kaluar, dhëndri dhe këshilltari i Donald Trump, Jared Kushner u emërua në hetimin e FBI-së, mbi lidhjet e tij me Rusinë gjatë fushatës presidenciale.
Cohen është bashkëpuntori i fundit i Trump që kundërshton hetimet e Dhomës dhe Senatit mbi këtë çështje./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...