Lideri suprem iranian thotë se Irani nuk do të negociojë me SHBA

10:41 | 30 Maj 2019

Irani nuk do të mbajë negociata me Shtetet e Bashkuara, pasi nuk ka kuptim për bisedime të tilla, tha të mërkurën kreu i Lartë i Iranit Ajatollah Ali Khamenei.

Sipas presidentit iranian Hassan Rouhani, Teherani është gati të mbajë bisedime me Shtetet e Bashkuara nëse ky i fundit heq sanksionet dhe ndalon të ushtrojë presion mbi Iranin, transmeton portali arbresh.info.

“Duke u kthyer në tryezën e negociatave, ata do të thotë të bisedojnë me SHBA-në. Nuk do të negociojmë me amerikanët. Për shkak se nuk ka kuptim të negociohet dhe është madje e dëmshme. Përndryshe nuk kemi probleme të negociojmë me të tjerët dhe me evropianët”, shkruan Khamenei në faqen e tij në Twitter.

Në të njëjtën kohë, udhëheqësi suprem tha se Irani nuk ishte i gatshëm të diskutonte disa tema me vendet e tjera.

“Ne nuk do të negociojmë për çështjet thelbësore të Revolucionit, negociatat për këtë çështje nënkuptojnë tregti, që do të thotë se ne heqim dorë nga aftësitë tona mbrojtëse, nuk do të negociojmë aftësitë tona ushtarake”, shtoi Khamenei.

Tensionet amerikano-iraniane u ndezën vitin e kaluar kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin dhe filluan të rivendosin sanksionet ndaj republikës islamike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara