Lideri i Hezbollah, Hassan Nasrallah pretendon se Izraeli ka të drejtë që ka frikë nga një sulm nga Irani.
Sipas Nasrallah, Izraeli nuk është më fuqia e pathyeshme që mundi ushtritë më të mëdha arabe në luftërat e kaluara, pasi tani duhet të mbështetet nga SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe disa vende arabe për t’u mbrojtur kundër një sulmi iranian.
Sipas Nasrallah, Izraeli ka bërë gjithçka në fuqinë e tij për të parandaluar krijimin e një shteti palestinez dhe pretendon se slogani “Nga lumi në det” pasqyron ambiciet izraelite dhe jo palestineze, shkruan The Times of Israel.
Tensionet janë shtuar pasi ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë Fuad Shukr, komandantin më të lartë të Hezbollahut, duke e akuzuar atë për një sulm në të cilin u vranë dhjetëra të rinj në Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli.
Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, konfirmoi vdekjen e Shukr, pak orë pasi Hamasi njoftoi se lideri i saj politik Haniyeh u vra në Teheran.
Qeveria e Netanyahut nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e liderit të Hamasit dhe ka thënë se nuk e komenton atë./abcnews.al
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...