Ministri libanez i Bujqësisë, Abbas Murteza, deklaroi se një sasi e vogël e tufave të karkalecave nga vendet fqinje kanë arritur në rajonet kufitare të saj dhe tha se ata janë të shqetësuar për rritjen e tyre të shpejtë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për agjencinë zyrtare të lajmeve të vendit NNA, Murteza tha se ekipet nga Ministria e Bujqësisë kanë bërë vëzhgime në rajonet kufitare ku kanë arritur karkalecat.
Murteza vuri në dukje se tufat e karkalecave që kanë arritur në rajonet kufitare të Libanit janë parë në një numër të vogël në vende të caktuara, por deklaroi se janë të shqetësuar për rritjen dhe përparimin e tyre të shpejtë.
Murteza njoftoi se do të bëhet spërkatje me një helikopter ushtarak në zonat ku janë vërejtur karkalecat.
Në mediat libaneze, që nga dje janë bërë paralajmërime se një numër i madh karkalecash që vinin nga Siria në rajonet kufitare të lindjes së vendit mund të kërcënonin zonat bujqësore.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...