
French writer and philosopher Bernard-Henri Levy poses on November 8, 2011 in Paris. His new book, "La Guerre Sans l'Aimer" (War Without Loving Her), is focused on the backstages of the Franco-British aerian military intervention in Libya. AFP PHOTO / PATRICK KOVARIK
Bernard Henri Lévy ,filozof i njohur francez ka thënë se Serbia e ka ende Milosheviqin e vet në pushtet.
“Në Serbi njerëzit kanë liri, por MiIosheviqi është ende në pushtet: Milosheviq sërish, Milosheviq në minus 20 dhe Milosheviq pa luftë”, përcjell al jazeera.
“Kryetari juaj saboton ballafaqimin me të kaluarën dhe vajtimet ndaj tmerreve në Bosnjë, spastrimet etnike në Kosovë dhe manipulimet mediale ndaj qytetarëve të Serbisë. Njëkohësisht kryetari juaj pohon të jetë evropian dhe se dëshiron që Serbinë ta fusë në Europë. Evropianët e luajnë këtë lojë, duke llogaritur edhe Francën, dhe, pa asnjë vërejtje, i marrin për të vërteta këto deklarata”, ka thënë Lévy.
Ai ka shtuar se tash e një shekull ekziston i njëjti perceptim për Ballkanin: Popujt rebelë me prirje për probleme e luftëra e me pak prirje për demokraci, e meritojnë vetëm padronin që i ruan.
“Njëfarë kombinimi Victor Orban e Recep Tayyip Erdogan”,mendon Lévy.
Bernard Henri Lévy ka qëndruar në Beograd dhe atje është sulmuar fizikisht për shkak të qëndrimeve të tij ndaj Bosnjës e Kosovës.
Inter – Liverpool, formacionet zyrtare
Pas KQZ-së, zyrtari i DASH-it vizitoi edhe Gjykatën Kushtetu...
KRU ‘Prishtina’ njofton për nivelet e ujit në liqenet furniz...
Denys Kostyshyn largohet nga Drita
Ishte në kërkim për vrasje në tentativë, arrestohet 36-vjeça...
“Limi, Limi, Limi” – Bia provokon Albën