Autoritetet kineze kanë nisur një fushatë kundër shitjes së produkteve hallall, për të ndaluar përhapjen e fesë Islame, e cila sipas kinezëve, ndikon në rritjen e ekstremizmit.
Në një takim të zhvilluar ditën e hënë, liderët e Partisë Komuniste në Urumqi, kryeqendrën e rajonit Xinjiang, ku edhe jeton një numër i madh besimtarësh muslimanë, u betuan se do të nisnin luftën kundër “pan-hallallizimit”.
Produktet e përditshme, si ushqimet apo pastat e dhëmbëve duhet të prodhohen sipas ligjeve Islame.
Kina ka qenë subjekt i kritikave të rënda nga grupet e të drejtave dhe qeveritë e huaja, për shkak të arrestimeve të mbi një milion ujgurëve, kryesisht myslimanë.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...