Udhëtarët nga Zvicra, Xhamajka dhe Republika Çeke do të karantinohen kur të kthehen në Britaninë e Madhe duke filluar nga e shtuna, bën të ditur Sekretari i Transportit.
Grant Shapps tha se ky veprim ishte i nevojshëm që të mbahen të ulëta shifrat e të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton portali arbresh.info.
Ata që shkojnë në Skocia nga Zvicra tashmë iu kërkohet që të vetë-izolohen.
Kuba, ku ka pasur një ulje të rasteve, do të shtohet në listën e destinacioneve që njerëzit mund të kthehen pa pasur nevojë për karantinë.
Britania e Madhe shqyrton kushtet e karantinimit kur shkalla e infeksionit të një vendi tejkalon 20 raste për 100,000 mijë banorë në mbi shtatë ditë.
Zvicra aktualisht është mbi atë prag, me një normë shtatë-ditore 21.2, ndërsa shkalla në Republikën Çeke aktualisht është në 19.4, nga 16 më parë një javë./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë