Zhdukja e dukshme e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman nga syri i publikut ka bërë që disa media të Iranit të pyesin veten nëse një nga njerëzit më të fuqishëm në mbretëri mund të jetë vrarë nga një grusht shtet i tentuar gjatë muajit të kaluar.
Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, thuhet se u godit nga dy plumba gjatë sulmit të 21 prillit në pallatin mbretëror në Riad dhe mund të ketë vdekur pasi ai nuk u shfaq në publik që nga incidenti, shkruan gazeta Kayhan duke cituar “një raport shërbimi sekret të dërguar zyrtarët e lartë të një shteti arabe të paidentifikuar “, transmeton portali arbresh.info
Siç thekson TV Press, asnjë autoritet saudit nuk lëshuar asnjë foto dhe as një video të princit, ndërsa ai nuk është parë as gjatë vizitës së Mike Pompeo në Riyad.
Autoritetet saudite nuk kanë dhënë asnjë koment mbi këtë rast.
Më 21 prill media shtetërore e Arabisë Saudite ka raportuar për të shtëna në pallatin mbretëror në Riyad, duke nxitur spekulime se po zhvillohej një grusht shtet./arbresh.info/
Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pa datë të përfundimit
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...