Akademikja Kylie Moore-Gilbert ka mbërritur përsëri në Australi dhe së shpejti do të ribashkohet me familjen e saj pas më shumë se dy vjet në një burg iranian.
Moore-Gilbert u prit nga zyrtarët e shëndetit publik dhe anëtarët e Forcave Australiane të Mbrojtjes pas zbritjes së saj nga avioni në aeroportin e Kanberras.
Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne ka thënë se Moore-Gilbert do të duhet të futet në karantinë para se të hyjë përsëri.
Akademikja britaniko-australiane nga Universiteti i Melburnit u lirua në fillim të kësaj jave pas 804 ditësh të kaluara prapa hekurave me akuzat për spiunazh. Ajo u la e lirë në këmbim të 3 iranianëve që mbaheshin në Tajlandë./AA/
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...