Vizita katërditore e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern në Japoni, u nis në mënyrë të çuditshme kur politikania ngatërroi Kinën me Japoninë në një konferencë për shtyp.
“Ky është moment jashtëzakonisht emocionues për Zelandën e Re lidhur me marrëdhëniet me Kinën, më falni, me Japoninë”, tha ajo në fjalinë e parë.
Ndërsa thuhet se Ardern fajësoi lodhjen nga udhëtimi për ngatërresën, kjo ndodh vetëm një ditë pasi një raport neozelandez pretendoi se marrëdhëniet e Zelandës së Re me Japoninë ishin eklipsuar nga fuqia ekonomike e Kinës.
Në raport thuhet se “ndërkohë që Kina ka rritur fuqinë ekonomike dhe rritja në vendet e tjera të Azisë ofron mundësi të reja, forca e marrëdhënies sonë me Japoninë mund të jetë e lehtë për t’u anashkaluar”.
Pas një takimi me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ajo tha se të dy vendet që shtrihen në Rrethin e Zjarrit, ranë dakord për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik bashkëpunues.
“Japonia gjithmonë e më shumë është një nga partneret më të rëndësishme të Zelandës së Re”, tha Ardern./atsh/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK