Kryeministrja e zgjedhur në Suedi, Magdalena Andersson dha dorëheqje disa orë pasi u zgjodh nga Parlamenti, pasi buxheti i saj dështoi të kalojë dhe Partia e të Gjelbërve e la koalicionin qeveritar.
“Është një praktikë kushtetuese që një qeveri me koalicion duhet të japë dorëheqje kur njëra parti heq dorë”, tha Andersson.
Ajo tha se nuk dëshiron të udhëheq “një qeveri, legjitimiteti i të cilës do të vihet në pikëpyetje”.
Andersson tha se shpreson që do të zgjidhet në këtë pozitë sërish së shpejti si udhëheqëse një qeverie të pakicës me në krye Social Demokratët
Andersson të mërkurën (24 nëntor) u bë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e kryeministres në Suedi pasi arriti një marrëveshje në minutin e fundit për të rritur pensionet në këmbim të mbështetjes në votimin e së mërkurës.
Por Partia e vogël e Qendrës më vonë tërhoqi mbështetjen e saj për buxhetin e Andersson, për shkak të konsesioneve të bëra në të majtë, duke lënë buxhetin e saj me vota të pamjaftueshme në Parlament.
Kryetari i Parlamentit, Andreas Norlen tha se ka pranuar dorëheqjen e Andersonit dhe do të kontaktojë udhëheqësit e partive para se të vendosin të enjten (25 nëntor) se si do të vazhdojnë./TVshenja/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...