Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, do të bëjë një vizitë zyrate në Vietnam dhe Singapor në fund të muajit gusht.
Gjatë takimeve në dy vendet pritet të diskutohet për çështje ekonomike dhe takime bilaterale, duke shënuar kështu edhe herën e parë që një kryeministër turk viziton Vietnamin, transmeton portali arbresh.info
Yıldırım do të marrë pjesë në Forumet e Biznesit të Vietnamit dhe Singaporit të organizuar nga Bordi i Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) më 20-24 gusht dhe do të ketë bisedime zyrtare mbi rritjen e vëllimit të tregtisë midis Turqisë dhe dy vendeve aziatike.
Vëllimi i tregtisë mes Turqisë dhe Vietnamit arriti në 100 milionë dollarë në vitin 2004 dhe përkundër rënies globale që nga ajo kohë, kjo vlere ka arritur në rreth 2.2 miliardë dollarë në vitin 2014.
Pritet gjithashtu që vendet të nënshkruajnë marrëveshje tregtare me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike./Arbresh.info
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...