Efektet e referendumit në Katalonjë kanë filluar të ndihem.
Disa nga kompanitë më të mëdha të Spanjës, kanë filluar të debatojnë nëse duhet të zhvendosin selitë e tyre larg rajonit, si pasojë e frikës se mjedisi është i paqëndrueshëm për të bërë biznes, transmeton portali arbresh.info
Ndarja e Katalonjës është e paimagjinueshme për qeverinë spanjolle, përderisa tanimë edhe vendet e BE-së kanë filluar të ngrejnë zërin kundër pavarsisë së Katalonjës.
Ndërkohë, nëse kriza vazhdon, kjo do të jetë një goditje edhe për autoritetet katalanasë, pasi mund të dëmtohet të ardhurat tatimore të paguara nga kompanitë.
Bordet e kompanive të mëdha, si Kolonial dhe Abertis, e cila është një nga kompanitë më të mëdha të infrastrukturës në Evropë, kanë filluar diskutimet për zhvendosje, ndërsa disa kompani tjera si Caixabank dhe Sabadell kanë konfirmuar zhvendosjen e tyre nga rajoni.
BE-ja ka filluar të shprehë shqetësimet e saj në lidhje me ndikimin e mundshëm ekonomik në Spanjë.
Zyrtarët e BE-së kanë bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje diplomatike në lidhje me tensionet e krijuara.
Qeveria e Kataloniës ka theksuar se të martën do të shpallë pavarësinë e vendit në Parlamentin rajonal./arbresh.info/
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...