Kriza e emigrantëve, gjendet trupat e fëmijëve, burrave dhe grave shtatzënë që u braktisën në det

22:02 | 26 Korrik 2017

Pamjet e tmerrshme tregojnë trupat e vdekur të grave shtatzëna dhe fëmijëve që u gjendën të vdekur në një gomone, përderisa ishin nisur për një jetë më të mirë në Europë.

Një organizatë bamirëse spanjolle ka arritur të shpëtojë 167 emigrantë, ndërsa u gjetën të vdekur 13 persona, të cilët ishin braktisur nga kontrabandistët dhe ishin lënë në mes të detit, transmeton portali arbresh.info

Më shumë se 2,200 emigrantë kanë humbur jetën duke u përpjekur për të arritur në Europë.

Misioni i fundit i shpëtimit ishte 15 milje larg bregut të Sabratha në Libi dhe emigrantët në bord thuhet se ishin nga Afrika dhe udhëtimi i dështuar rezultoi me më shumë se dhjetëra vdekje.

Bashkimi Europian ka zgjeruar mandatin e operacionit të saj detar që synon ndalimin e kontrabandimit të emigrantëve në Mesdhe gjatë vitit 2018.

Operacioni Sophia, që ka anije detare dhe avionë që mbikëqyrin Mesdheun, synon të pengojë rrjetet e kontrabandës dhe të trajnojë rojet bregdetare të Libisë si një mënyrë për të çrrënjosur rrjedhën e migrantëve të dëshpëruar duke u përpjekur të kalojë me rrezik nga Libia në Itali me gomone.

Rojet bregdetare të Italisë kanë theksuar se më shumë se 8 mijë emigrantë janë shptuar gjatë 48 orëve të fundit./Arbresh.info

ii3 ii5 mii mii1 mii2 mii4 mii6

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara