Irani përkohësisht i ka liruar 70,000 të burgosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në qeli, tha kreu i gjyqësorit të hënën, pas raportimit të disa të infektuarve nga virusi.
Irani ka raportuar 595 raste të reja me koronavirus dhe 43 të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orëve. Kjo bën që numri në total i të infektuarve të rritet në 7,161 të sëmurë dhe 327 të vdekur, tha ministria e shëndetësisë shkruan arbresh.info
Kreu i gjyqësorit në Iran, Ebrahim Raisi ka shpallur lirimin e përkohshëm të të burgosurve. Raisi tha se liria e të burgosurve do të zgjat deri në momentin kur ata nuk krijojnë pasiguri në shoqëri.
Ai nuk ka dhënë detaje të më tutjeshme ose specifika të tjera se kur këta të burgosur do të kthen në qeli, shkruan Reuters./arbresh.info
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...