Koreja e Jugut ka regjistruar 600 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që prej muajit mars, një shpërthim i rasteve që ka rritur frikën për një valë të tretë epidemike në vend.
“Ndërkohë që autoritetet kanë regjistruar në javët e fundit mes 100 dhe 300 raste të reja mesatarisht në ditë, ata kanë regjistruar 583, të lidhura kryesisht me vatra kontaminimi në biznese, shkolla, salla sportive dhe tubime të vogla në Seul dhe në rajonin e tij”, theksoi Agjencia për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Raste gjithashtu janë njoftuar edhe në radhët e ushtrisë, veçanërisht tek dhjetëra të rekrutuar në një qendër trajnimi, që ka detyruar Ministrinë e Mbrojtjes të riforcojë masat parandaluese.
“Ne jemi aktualisht në një situatë ku vatrat mund të shfaqen kudo”, theksoi ministri koreano-jugor i Shëndetësisë Park Neung-hoo.
Qeveria ashpërsoi këtë javë kufizimet në Seul dhe rajonet fqinje në përpjekje për të frenuar progresin e koronavirusit./atsh/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës