Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100

12:35 | 9 Qershor 2026
E H

Të paktën 100 persona kanë humbur jetën nga Ebola në Kongon lindore, më pak se një muaj pasi autoritetet shpallën shpërthimin e sëmundjes, sipas të dhënave të fundit zyrtare.

Sipas raportit më të fundit, nga 550 raste të konfirmuara, 101 persona kanë vdekur dhe 19 janë shëruar. Shpërthimi, i shpallur më 15 maj, është përqendruar kryesisht në provincën Ituri, e cila përbën mbi 90% të rasteve, ndërsa infeksione janë regjistruar edhe në Kivu Veriore dhe Kivu Jugore, si dhe në Ugandë.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se përhapja e sëmundjes po vështirësohet nga sulmet ndaj punonjësve shëndetësorë, skepticizmi i komuniteteve lokale dhe përleshjet e armatosura në zonat e prekura, që po pengojnë ndërhyrjet në terren.

Gjithashtu, mungesa e një vaksine apo trajtimi të miratuar për virusin e rrallë Budibugio po e bën edhe më të vështirë kontrollin e epidemisë, ndryshe nga disa variante të tjera të Ebolës.

Zyrtarët thonë se rritja e shpejtë e rasteve lidhet edhe me përmirësimin e kapaciteteve diagnostikuese, që ka mundësuar testimin e mostrave të mbledhura më herët.

Ndërkohë, ekipet mjekësore në terren po përballen me vështirësi serioze për të hyrë në disa komunitete për shkak të pasigurisë dhe sulmeve nga grupe të armatosura.