Franca ka identifikuar rastin e parë të një varianti të ri të virusit Mpox e njohur ndryshe si lija e majmunit. Pacienti nuk kishte udhëtuar drejt Afrikës, vendit të origjinës së virusit, por kishte qenë në kontakt me dy persona që erdhën nga kjo zonë.
Sipas autoriteteve shëndetësore, pacienti që është diagnostikuar me këtë variant është në gjendje të stabilizuar dhe po ndjek trajtimin e nevojshëm. Varianti i ri, i cili ka ngjashmëri me variantet e mëparshme të Mpox, ka shkaktuar shqetësime për mundësinë e përhapjes së tij më të shpejtë ose më të gjerë.
Ministria e Shëndetësisë e Francës ka theksuar se ka marrë masa për të monitoruar dhe kontrolluar situatën, duke u siguruar që mjekët dhe stafi shëndetësor janë të trajnuar për të identifikuar dhe menaxhuar çdo rast të mundshëm të Mpoksit. / abcnews.al
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...