Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi të enjten se ka konfirmuar dy raste me variantin Delta të koronavirusit.
Të dy pacientët janë në gjendje stabile, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se ata kanë qëndruar jashtë shtetit dhe se nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raste me këtë variant ka konfirmuar Kroacia më 28 qershor dhe pastaj Kosova më 29 qershor, raporton REL.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se varianti Delta mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja në Bashkimin Evropian deri në fund të gushtit.
Simptoma të këtij varianti janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda.
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...
Shënoi gol të rëndësishëm ndaj Juvnetusit por nuk festoi – O...