Artistë gjermanë dhe meksikanë dhanë dje një koncert në kufirin SHBA-Meksikë për të protestuar kundër projektit për ndërtimin e murit me miratimin e Donald Trump, ndjekur nga qindra të pranishëm, por gjithashtu disa kritikëve pro këtij plani mjaft të diskutueshëm për të frenuar emigracionin e paligjshëm në SHBA.
Artistët performuan në kuadër të një projekti të titulluar “Rrëzoni këtë mur” organizuar nga Orkestra Simfonike Dresden (Gjermani), duke i bërë jehonë frazës simbol të ish-presidentit amerikan, Ronald Reagan me kërkesën drejtuar Bashkimit Sovjetik për të rrëzuar murin e Berlinit.
Muzikantët meksikanë luajtën këtë performancë në një park në Tijuana në këmbët e murit që ndan Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara. Orkestra fillimisht kishte planifikuar të luante paralelisht nga të dy anët e murit në Tijuana dhe San Diego (rreth 30 kilometra), por autoritetet amerikane nuk pranuan zhvillimin e evenimentit në territorin e tyre, duke përmendur shqetësimin në lidhje me sigurinë.
Në anën tjetër e murit, dhjetëra demonstrues amerikanë në favor të ndërtimit të murit, hidhnin parulla si “Presidenti Trump ndërtoni këtë mur për sigurinë tonë”. Artistët u përgjigjën me anë të muzikës, duke përdorur copëza metali nga muri për të luajtur melodinë e tyre.
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike