Kinë, një person godet me thikë 18 persona, mes tyre 16 fëmijë

19:00 | 28 Prill 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një burrë ka sulmuar një kopsht fëmijësh në zonën Guangxi.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ai ka plagosur me thikë 18 persona, 16 prej të cilëve ishin fëmijë.

Mediat shkruajnë se dy nga fëmijët janë plagosur rëndë, ndërsa i dyshuari për krimin është arrestuar nga policia.