Një rrëshqitje dheu në veri të Kinës ka shembur disa ndërtesa, duke vrarë shtatë persona.
Të zhdukurit rezultojnë 13. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet e provincës së Shanxi në Kinë, të cilat thonë që rrëshqitja e dheut që ndodhi të premten në mbrëmje në Xiangning, shembi dy pallate banimi, ku jetonin 14 familje dhe një banjo publike.
Televizioni publik Cctv ka thënë që më shumë se 20 persona të tjerë janë shpëtuar nga gërmadhat, duke treguar pamjet.
Qeveria e Shanxi ka thënë që më shumë se 600 të tjerë mes të cilëve agjentë dhe personeli mjekësor, kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...