Pas akuzave të bëra nga Presidenti Donald Trump, se Kina nuk po bën asgjë në lidhje me Korenë Veriore, pavarësisht përfitimeve që ka nga Amerika, Kina i është përgjigjur duke i thënë se ‘SHBA-të nuk duhet të ngatërrojnë tregtinë me diskutimet rreth programit bërthamor të Koresë Veriore’.
“Ne besojmë se çështja bërthamore e Koresë së Veriut dhe tregtia e Kinës me SHBA-të janë dy çështje krejtësisht të ndryshme”, tha zëvendësministri i tregtisë, Qian Keming në një konferencë shtypi duke shtuar se çështjet “nuk janë të lidhura dhe nuk duhet të diskutohen së bashku “, transmeton portali arbresh.info
“Në përgjithësi, tregtia e Kinës dhe SHBA-ve, duke përfshirë edhe investimet reciproke, është reciprocikisht e dobishme, prandaj Kina dhe SHBA-të kanë fitime reciproke nga bashkëpunimet dypalëshe”, shtoi ai.
Komentet kanë ardhur pas akuzave të Presidentit Trump, i cili ka kërkuar nga Kina që të frenojë fqinjin e saj të pabindur, Kim Jong-un, por Pekini vazhdon të këmbëngul se dialogu është e vetmja mënyrë që mund të dërgojë drejt një zgjidhje.
Përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, Trump shkroi se ‘është i zhgënjyer me Kinën’, ndërsa ka kritikuar edhe liderët e mëparshëm të SHBA-ve që janë lejuar ‘tregtinë me Kinën, përderisa ata nuk po bëjnë asgjë në lidhje me Korenë Veriore’./Arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...