Ekonomia e Kinës ka vazhduar të shënojë rënie në çerekun e fundit të vitit 2018, duke nxitur shqetësime për ndikimin që mund të ketë ky rezultat në ekonominë globale.
Sipas të dhënave zyrtare, në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, ekonomia është rritur për 6.4 për qind në krahasim me 6.5 për qind sa ka qenë në çerekun e tretë.
Statistikat kanë treguar se gjatë gjithë 2018-ës, ekonomia e Kinës është rritur në 6.6 për qind, njëherësh shifra më e ulët nga viti 1990.
Këto të dhëna kanë qenë të përafërta me parashikimet, megjithatë ato kanë theksuar shqetësimët e fundit për ulje të rritjes ekonomike në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Këto të dhëna kanë rritur brengat edhe për ndikimin që mund ta kenë në ekonominë globale, derisa lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara është konsideruar t’i ketë kontribuuar kësaj situate.
Më herët gjatë këtij muaji, kompania Apple ka paralajmëruar se ulja e rritjes ekonomike në Kinë mund të ndikojë në shitjet e saj.
Ndërkohë kompanitë e prodhimit të makinave dhe ndërmarrje tjera kanë folur hapur për ndikimin që ka në to lufta tregtare me SHBA-në.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka rritur tarifat në disa produkte kineze, duke i arsyetuar këto masa me siç ka thënë “praktika të padrejta tregtare”, të Kinës ndaj SHBA-së.
Edhe autoritetet kineze kanë vepruar njëjtë, duke ngritur shqetësime për luftë tregare midis dy vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...