Kina e ka nisur vitin 2022 me numrin e saj më të madh të rasteve lokale të coronavirusit për çdo periudhë shtatëditore që nga “vënia nën kontroll” e epidemisë së parë të vendit gati dy vjet më parë, pavarësisht nga një arsenal i disa prej masave më të ashpra në botë kundër COVID-19.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Komisioni Kombëtar i Shëndetit raportoi të shtunën 175 infeksione të reja në komunitet me simptoma klinike të konfirmuara për 31 dhjetor, duke e çuar numrin total të rasteve simptomatike lokale në territorin e Kinës në javën e kaluar në 1,151.
Rritja thuhet se është nxitur kryesisht nga një shpërthim në qendrën industriale dhe teknologjike veriperëndimore të Xi’an, një qytet me 13 milionë banorë.
Qyteti, i mbyllur për 10 ditë që nga e shtuna, ka raportuar 1,451 raste simptomatike lokale që nga 9 dhjetori, shifra më e lartë për çdo qytet kinez në vitin 2021.
Liu Guozhong, sekretari i Komitetit Provincial Shaanxi të Partisë Komuniste të Kinës, tha se duhet të ketë një “ndjenjë urgjence në luftën kundër COVID-19 në ditët në vijim”.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...