Kina ka njoftuar këtë të martë se “s’do të qëndrojë duarkqyr” dhe do të ndërmarrë kundërmasa ndaj vendosjes se raketave me rreze të mesme nga SHBA-ja në rajonin e Azisë-Paqësorit.
Uashingtoni zyrtar ka njoftuar se planifikon që ta ndërmarrë këtë veprim brenda pak muajve, shkruajnë mediat kineze, transmeton Klan Kosova.
Drejtori i Departamentit të Kontrollit të Armëve në Ministrinë e Jashtme të Kinës, Fu Cong, ka thënë se tërheqja e SHBA-së nga traktati për kontrollim të armëve bërthamore do të ketë ndikim direkt negativ në stabilitetin strategjik global – sigurinë në Evropë dhe rajonin e Azisë-Paqësorit.
“Kina nuk do të qëndrojë duarkqyr dhe do të detyrohet që të marrë masa kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth vendosjes së raketave me bazë tokësore në këtë pjesë të botës”, ka thënë Fu.
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...
Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet nga gara – LDK t...
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...